Një ngjarje e rëndë dhune ka ndodhur në lagujen Afrim i ri të Fierit.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A.Y, 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.

Gruaja ka marrë ndihmë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Y., 45 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kërcënuar atë me mjet prerës, e cila nga frika ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga ballkoni.  34-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: