FIER
Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në qytetin e Fierit, ku një 15-vjeçare është denoncuar e rrëmbyer. 15-vjeçarja e quajtur Jurgena Xhelaila, mësohet të jetë nga Mbrostar Ura në Fier. Kanë qenë prindërit e të miturës ata që kanë bërë denoncimin në polici.
Largimi i minorenes nga shtëpia ka ndodhur rreth orës 9 të ditës së djeshme. Prindërit kanë bërë kallëzimin që dje në polici. Prindërit janë lajmëruar më tej nga policia e Beratit për rrëmbimin e minorenes. Sipas prindërve, policia është në dijeni të vendndodhjes.
(Balkan Web)