Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në Fushë- Prezë shumë pranë Vorës.
Një autoveturë tip Mercedes Benz, në të cilin udhëtonin katër të rinj, ka goditur nga mbrapa një betoniere e cila ishte e parkuar.
Si pasojë e goditjes, Mercedes Benz-i ka marrë flakë menjëherë, duke bërë që katër të rinjtë që udhëtonin në të të humbnin jetën.
(BalkanWeb)