Një 13-vjeçare ka mbetur e vdekur në vend, pasi u godit nga një rrufe pak metra larg prindërve në një plazh në Greqi. Ceremonia mortore u mbajt në Kishën e Shenjtë të Agios Georgios në Nea Moudania, Halkidiki, ndërsa trupi i saj mbërriti në kishë, pak pas orës 10:00, në një arkivol të bardhë.
Me tragjizëme përjetuan ngjarjen prindërit e të miturës, të cilët e panë të ndërrojë jetë para syve të tyre, të afërmit dhe shokët e klasës së viktimës, që nxituan për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Pas përfundimit të ceremonisë, arkivoli i bardhë u largua nga kisha me duartrokitje, ndërsa anëtarët e shoqatës kulturore të Faro Neo Moudania kënduan këngë mortore.
Si ndodhi tragjedia
Tragjedia ndodhi herët pasdite të së premtes kur e mitura, e cila kishte shkuar për të notuar në plazhin Poseidi në Halkidiki me prindërit e saj, doli nga deti dhe pasi mblodhën gjërat e tyre ecën me ritëm të shpejtë për të mbërritur në makinë pasi kishte nisur të bjerë shi dhe më pas, rrufeja e ka goditur 13-vjeçaren në kokë, duke bërë që ajo të humbasë jetën në çast.