Një i mitur shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat vendase raportojnë se viktima është 15-vjeçari Roel Abedoni, teksa ngjarja ka ndodhur në Guidonia Montecelio.
Raportohet se i mituri u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha. Pas aksidentit, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Tivolit, por fatkeqësisht ndërroi jetë pas 2 orësh.
Sipas mediave italiane, makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ për alkool dhe drogë.
(BalkanWeb)