Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali këtë të diel, ku një shqiptar ka mbetur viktimë e një sulmi me thikë nga një tunizian.

Nader Ben Khalifa 39 vjeç u arrestua fill pas krimit, ndërsa ka deklaruar për karabinierët se e ka goditur disa herë me thika kosovarin Gzon Kelmendi 33 vjeç nga Kosova, pranë qendrës historike Sant’Antonino.

Khalifa, i pyetur se përse e kreu vrasjen, tha se e ka bërë atë, duke u mbrojtur nga sulmet e kosovarit. “Unë e vrava nga frika se mos më vriste”, tha tuniziani. Vrasja me thikë ka ndodhur të dielën rreth orës 02:00 pas mesnate.

  • foto galeri
  • foto galeri

Dyshohet sesi i arrestuari, ashtu edhe viktima kanë qenë të dehur. Ata kanë filluar të zihen, për disa shkaqe, që besohet se kanë qenë banale. Megjithatë, grupi i hetimit është duke hetuar shkaqet e vërteta të ngjarjes. Sherri ka nisur me thika brenda, kurse ka vazhduar më andej jashtë barit.

Mendohet se kosovari ishte i pari që ka nisur sherrin, madje ka marrë edhe thikën. Afrikani ka marrë po ashtu një thikë e kanë dalë në qendër të qytetit, për t’u sqaruar”. Në qendër të qytetit, Khalifa e goditi disa herë me thikë 33-vjeçarin në gjoks dhe fyt.

Tuniziani përpara hetuesve ka thënë se kishte plagë në fytyrë e trup nga shqiptari. Ai tha se gjithçka e ka bërë nga vetëmbrojtje. Tuniziani deklaroi se një thikë ishte në tokë, e se e mori atë përpara kosovarit, pasi rrezikonte të vdiste vetë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb