Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bathore të Kamzës. Një djalë i moshës 8 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës.

Ndonëse i mituri u dërgua me urgjencë nga familjarët në spital, ai nuk mund t’i mbijetonte plagëve të marra.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, sqaron policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb