Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në gadishullin e Karaburunit, në zonën turistike në jug të  vendit.

Anija turistike “Aqua Marine”, në të cilën ndodheshin pesë anëtarë të ekuipazhit, është përfshirë nga flakët e mëdha, duke u shkrumbuar e tëra.


Policia sqaron se pesë anëtarët e ekuipazhit kanë arritur të shpëtojnë nga flakët e mëdha falë ndihmës që iu është dhënë nga Policia Kufitare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, ndërsa raportohet se anija bënte çdo ditë linjën shëtitëse Karaburun-Ishulli Sazanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: