KORÇË
Një mësues është arrestuar nga policia në Korçë pasi ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse 14-vjeçare të shkollës ku jepte mësim. Sipas burimeve, mësuesi iu dërgonte mesazhe dhe foto të miturave nëpërmjet aplikacionit Whatsaap.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Bledar Duro, 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)