Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.
Mësohet se viktima punonte pranë gurores në këtë zonë. Shtetasi indian ka humbur jetën pas një aksidenti.
Nuk dihen ende rrethanat, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.
(BalkanWeb)