Hidhet nga kati i 5-të një shtetas në Korçë. Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të pazarit të qytetit në vendin i quajtur pallati i kinezëve.

Policia sqaron se ky shtetas ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa ende nk është identifikuar nga policia dhe as nk dihen shkaqet dhe rrethanat. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin.

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: