Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd ku një 55-vjeçar i zhdukur prej 20 ditësh është gjetur i mbytur në liqen.. Gazetari Fatmir Popja raporton për “Balkanweb” se në liqenin e fshatit Fushë- Stud, Librazhd është gjetur i mbytur shtetasi I. Lala, 55-vjeç.

Pas njoftimit nga banorët në vend ka shkuar policia e cila ka identifikuar dhe viktimën.

Njoftimi:
Në liqenin e fshatit Fushë- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur.
Nga veprimet e para  rezultoi se trupi i përket shtetasit I.Lala 55 vjeç, larguar nga banesa në fshatin Letëm para 20 ditësh.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk konstatohet shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Viktima është I.Lala nga fshati Letëm Njësia Administrative Lunik e Librazhdit

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: