Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes, ku një i mitur vetëm 6 vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardio-respirator.
Gazetari Julian Kasapi raporton se i mituri ishte trajtuar prej disa ditësh në shtëpi për shkak të virozëve, ndërsa gjendja e tij është përkeqësuar dhe është transferuar për në spitalin e Lushnjes.
6-vjeçari është paraqitur i dehidratuar, pasi prej ditësh ishte me të vjella e diarre, ndërsa në momentin kur është paraqitur në spital, vlerat e oksigjenit i shënonin 70%.
Pas kryerjes së analizave është vlerësuar që gjendja e tij ishte e rëndë dhe duhet të dërgohej drejt Tiranës, por vogëlushi nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë pa u nisur akoma.
Sapo është zbritur fëmija për të hipur në ambulancë ka pësuar arrest kardiako- respirator. Fëmija ka mbërritur në spitalin e Lushnjes në orën 14.30 dhe ka ndërruar jetë rreth orës 19.
Mësohet se 6-vjeçari jetonte me gjyshërit, pasi nëna e tij bashkëjetonte me dikë tjetër, ndërsa babanë nuk e kishte njohur kurrë.
Ka qenë nëna ajo që nuk ka pranuar menjëherë që i mituri të dërgohej në Tiranë, pasi ka kërkuar që i biri të shoqërohej edhe nga gjyshi, i cili jetonte në fshatin Shën e Premte.
(BalkanWeb)