Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ducaj të Malësisë së Madhe në mënyrë aksidentale.

Raportohet se shtetasi Mondi Makaj, 36 vjeç, ka humbur jetën në mënyrë aksidentale teksa është dëmtuar me motorsekë në mal duke prerë dru.

Dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë ai është goditur nga gurë që bien nga mali.

Ndërkohë një tjetër person që ndodhej me të ka shpëtuar. Viktima nuk ka arritur që të përballojë plagët e rënda në trup.

Ngjarja ka ndodhur në një terren të thyer malor në fshatin Ducaj të Malësisë së Madhe.

Sakaq, forcat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb