MALIQ-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një foshnjë vetëm 4 muajsh ka pësuar djegie në kokë pasi ka rënë në kontakt me sobën e zjarrit.

Incidenti është regjistruar dje në fshatin Kreshpanj. Burime zyrtare nga policia raportuan se djali i mituri me inicialet K.Z, pasi është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe më pas është dërguar për ndihmë të specializuar në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 08.01.2018, në fshatin Kreshpanj-Maliq, në banesë, aksidentalisht nga kontakti me sobën e zjarrit, ka pësuar djegie në kokë shtetasi i mitur K.Z, 4 muajsh. Pas ndihmës së marrë në Spitalin Rajonal të Korçës, i mituri u transportua për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: