Një person tridhjetë e një vjeç nga fshati Bogorodicë vdiq gjatë një gjuetie në malin Kozhuf.

MPB-ja njofton se 31-vjeçari ishte goditur nga një plumb nga B.GJ (52 vjeç) nga Gjevgjelia dhe vdiq në vendin e ngjarjes, përcjell TS.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Qendra e Urgjencës Mjekësore në Gjevgjeli.

“B. GJ. është ndaluar në stacionin policor, dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion ”, theksoi policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb