Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Martaneshit në Dibër. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri, automatik në fshatin Krastë.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se fëmija është transportuar në spitalin e Dibrës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Fëmija, bëhet e ditur se ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës, ndërsa familjarët e tij kërkojnë që të transportohet drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb