Një ngjarje e rëndë është shënuar sonte në Sarandë. Një grua e ka zënë konrrenti dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Lugu i Dardhës”. Gruaja që ka ndërruar jetë quhet Alije Nika nga Memaliaj. Nga kontakti me korrentin ka ngordhur edhe qeni i saj.

Policia është në vendngjarje. Është stakuar energjia elektrike në rrugën e 5-të qytetit dhe në një zonë rreth vendit të ngjarjes.  Viktima është rreth 70 vjeçe. Fëmijët i kishte në emigracion. Ajo po gatuante për darkë dhe ka gjasa ka bërë masë energjia.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb