SARANDE- Një foshnjë vetëm 4-muajshe ka mbërritur pa jetë në spitalin e Sarandës mëngjesin e sotëm.

Burime të BalkanWeb bëjnë me dije se shqetësimi i vetëm që kanë raportuar prindërit e foshnjës Florian Sherifi ka qenë barku e të vjellat, që të bëjnë të dyshosh për një virozë të stinës.

Por mjekët e spitalit të Sarandës, që s’kanë mundur t’i japin ndihmë, pasi foshnja e seksit mashkull, kishte vdekur në momentin që ka shkuar pranë tyre, dyshojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndonjë anomali kardiake.

Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të zbardhë edhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: