MAQEDONI E VERIUT

Dje rreth orës 21:00, një vajzë pesëvjeçare ka rënë në pishinë në një objekt hoteli në Shkup, ndërsa sot rreth orës 8:30 të mëngjesit ajo ka ndërruar jetë.

“Më 26.06.2019 në orën 21:10 në SPB Shkup është paraqitur se në një pishinë të një objekti hoteli në Shkup ka rënë një vajzë pesëvjeçare, e cila me veturën e ndihmës së shpejt është dërguar në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Tereza”. Në mëngjes në orën 08:30, vajza ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e MPB.

Poliicia dhe Prokuroria po merr masa për zbardhjen e rastit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb