Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë. Një 26-vjeçar akuzohet se ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj gruas.

Për pasojë, bashkëshortja e tij ka konsumuar një sasi medikamtesh. Burri u arrestua, ndërsa gruaja është në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin D. S., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila dyshohet se për shkak të dhunës ka konsumuar një sasi medikamentesh. Aaktualisht ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: