TIRANE
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një autobus i linjës së Yzberishtit, është përplasur me murin e një lavazhi. Mësohet që në momentin e përplasjes autobusi kishte pasagjerë brenda. Burime për “Balkan Web” bëjnë me dije se nga përplasja e autobusit me murin nuk ka persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e incidentit.
Siç, duket nga fotot e siguruara nga “BalkanWeb” nga përplasja muri i lavazhit është dëmtuar ndjeshëm dhe një pjesë e mirë e tij ka rënë.
(BalkanWeb)