Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite ne Tiranë, ku një e moshuar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke ndërruar jetë.

Policia njofton se ka mbetur viktimë 92-vjeçarja H. R., e cila ka qenë në kushte të rënduara psikologjike, kur ka ndërmarrë aktin e rëndë.

Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 15:45 në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasja H. R., 92 vjeçe, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb