TIRANE- Një foshnjë ka ndërruar jetë dje në pediatrinë e QSUT-së në kryeqytet. Burime zyrtare bënë me dije se foshnja që ndërroi jetë ishte 4 muajshe.

Por lajmi i rëndë ka tronditur familjarët, ndërsa babai, shtetasi me inicialet V.Z 36 vjeç, në kushte të vështirë psikologjike është rrezuar dhe ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasi V.Z vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në QSUT, te urgjenca e pediatrisë, duke qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për shkak të vdekjes së fëmijës 4 muajsh, aksidentalisht është rrëzuar, për pasojë ka dëmtuar monitorin kardiak të reaminacionit. Neni 161 i Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: