Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë.

Një shtetas amerikan është raportuar se ka mbytur gruan e tij dhe dy qentë e tyre me një litar, përpara se të merrte jetën e tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motivave dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb