TIRANE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:15 në Tiranë, pranë Liqenit Artificial. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se 62-vjeçari me iniciale H.B është gjetur i vrarë në këtë zonë me armë zjarri.

Të njëjtat burime bëjnë  me dije se 62-vjeçari po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur, ku dhe është bërë atentati. Mendohet se 62-vjeçari u vra nga dy persona të maskuar. Ndërsa dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca dhe priten të tjera detaje në vijim.

“Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç. Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.”-njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: