Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak çastesh në lagjen Pavarësia të Vlorës, ku një nënë rreth 35-vjeçare, në gjendje të dehur nga alkooli, ka përplasur disa herë fëmijën e saj 5-muajsh në tokë. Në momentin e ngjarjes, forcat e policisë kanë ndërhyrë për të marrë fëmijën, por nëna ka kundërshtuar me forcë, duke krijuar një situatë të tensionuar.

Fëmija është dërguar menjëherë në spital, ku pas një kontrolli të parë u konstatua se nuk kishte lëndime të dukshme. Megjithatë, mjekët kanë bërë një skaner për të shqyrtuar mundësinë e dëmtimeve të brendshme. Ndërkohë, nëna, e cila është e divorcuar, është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje për këtë akt të papranueshëm.

Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe vë në pah rrezikun që paraqet abuzimi me alkoolin, veçanërisht kur ai përfshin individë të cilët janë përgjegjës për mirëqenien e fëmijëve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: