Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Raportohet se një person është plagosur me sende të forta te stacioni i Trenit.

I plagosuri, i cili dyshohet se është qëlluar me kaçavidë nga persona ende të paidentifikuar, është dërguar menjëherë në spital, ndërsa nuk dihet ende se si është gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, por pritet që policia të zbardhë të vërtetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: