Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme rreth orës 21:35 në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Ngjarja ndodhi në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht, ndërsa i moshuari nuk arriti të shpëtonte dhe humbi jetën si pasojë e flakëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar shkaqet e sakta të zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.