Motrat binjake të porsalindura nga Brazili janë kafshuar dhe vrarë nga qeni i familjes, pasi nëna u largua për pak kohë nga dhoma. Elaine Novais, 29 vjeç, nxitoi të ndihmojë vajzat e saj Anne dhe Analú 26-ditëshe, pasi dëgjoi klithmat e tyre nga dhoma e gjumit të saj, por ishte shumë vonë për t’i shpëtuar.

Zonja Novais, e cila kishte luftuar të ngelej shtatzënë për nëntë vite rresht, e tërhoqi qenin nga binjaket dhunshëm, por ai tashmë kishte shkaktuar dëme fatale në barkun e tyre.

Një infermiere që jetonte aty pranë u dha ndihmën e parë binjakeve, por njëra vdiq menjëherë nga dëmtimet e marra, ndërsa vogëlushja tjetër ndërroi jetë në Spitalin Komunal Maria Pedreira Barbosa pasi kaloi në arrest kardiak.

Mendohet se qeni u bë xheloz pasi nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga pronarët pas lindjes së foshnjave. Zonja Novais nga shoku që pësoi, përfundoi në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: