Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Korydallos, në Greqi. Një roje e këtij burgu ka vrarë veten me armën e zjarrit.

Raportohet se ai ishte anëtar i rojës së jashtme dhe ditën që i ka dhënë fund jetës ka qenë pushim. Sipas medieve greke, roja ka shkuar në zyrën e tij dhe ka vrarë veten.

Ai punonte prej 18 vitesh si roje burgu dhe nuk dihen shkaqet e aktit vetëflijues, pasi të gjithë e përshkruanin si një punonjës shembullor. Sipas informacioneve, edhe bashkëshortja e tij ishte oficere burgu.

Ndërkohë, një skuadër policie ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aktit të rëndë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb