Një 54-vjeçar i identifikuar si shtetasi Valter Lame u gjet ditën e sotme i pajetë në rezervuarin e Kamenicës në Korçë pasi ishte shpallur i humbur nga familjarët prej disa ditësh.
Polumbarët që kanë nisur kërkimet në rezervuar para disa orësh kanë arritur të zbulojnë trupin e pajetë pas rreth një ore.
Në momentin e zbulimit të trupit në vendngjarje ka qenë edhe babai i moshuar i 54-vjeçarit, i cili ka treguar se i biri më parë ka pasur probleme shëndetësore, ndaj edhe ai e ka çuar atë disa herë në spital me urgjencë.
Gjatë momentit që i moshuari po tregonte për problemet e të birit ai ka mësuar se polumbarët kanë gjetur trupin e pajetë të tij.
Sakaq, ende nuk dihen rrethanat në të cilat 54-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa hetimet nga autoritetet përkatëse vijojnë.