Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krashi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri, të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS.

Krashi u shpreh i bindur se PS do të fitojë edhe një mandat të katërt në krye qeverisë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme të mos bihet në vetëkënaqësi. Krashi tha se ndryshimet në ekzekutiv janë përgjegjësi e kryeministrit për të krijuar ekipin.

“PS ka akoma shumë energji për t’i dhënë vendit dhe duhet të luftohet për votën e fundit, ne e kemi këtë mundësi. Jemi afër zgjedhjeve dhe ekipi duhet të rinovohet. Askush prej nesh nuk është i pazëvendësueshëm. Ndryshimet në kabinetin qeveritar janë shumë pozitive, janë të zakonshme dhe normnale. Që të tregosh vizionin dhe punën s’është e thënë të kesh shumë vite. 

Mënyra e qeverisjes në një demokraci është që ekipin e përshtatshëm për të realizuar programin dhe vizionin politik, e ka kryeministri. Nuk ka arsye pse ta dinim paraprakisht anëtarët e PS një informacion të tillë. Kongresi kishte shumë arsye të tjera se përse u mbajt, nuk ishte vetëm njoftimi i ndryshimeve në qeveri. Energjia që ka PS sot është edhe më e madhe se në 2021, ndaj mendoj se do të fitojmë një mandat të katërt. Duhet të luftohet edhe për votën e fundit, e kemi mundësinë. E rëndësishme është të mos biem në vetëkënaqësi”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb