Pas suksesit në Shqiperi e Maqedoni, vepra “Doktor Shuster” e autorit serb, Dushan Kovaçeviç, një nga projektet më të rëndësishme të teatrit “Andon Zako Çajupi” rrëmbeu skuksesin e radhës në Beograd.

Në teatrin Zvezdara të Beogradit u fol shqip, një ngjarje e rallë që ndodh në këtë vend. Trupa e teatrit “Andon Zako Çajupi” u prit nag autoritetet lokale në Beograd, ndërsa për shfaqjen biletat ishin prerë ditë më parë.

Autori i veprës, Dushan Kovaçeviç, i cili e ndoqi shfaqjen, vlerësoi mënyrën e vënies në skenë dhe interpretimin e aktorëve për emocionet që përcollën te publiku.
Drejtorja e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, njëkohësisht aktore në këtë dramë, Zamira Kita, tregon falënderoi bashkëpunëtorët që bënë të mundur këtë sukses, duke treguar edhe për projektet në të ardhmen në bashkëpunim me artistët serbë.

Respekti për moshën e tretë ishte mesazhi që përcillet në dramën “Doktor Shuster”. Një dramë për intelektualin që nuk e gjen dot veten në tranzicion, e mbi të gjitha i të moshuarit e invalidit që ndihet i mënjanuar dhe pa përkrahje. Shfaqja me sukses e “Doktor Shuster” në Beograd, ishte dëshmi e faktit që Arti mund të flasë edhe në gjuhë të huaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb