TROPOJË- Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në veri të Shqipërisë, konkretisht në fshatin Lekbibaj të Tropojës. Një lloj maceje, e egër që rritet në këtë zonë ka hyrë në një shtëpi në Lekbibaj dhe ka ngrënë 3 pula dhe një derrkuc të vogël. Banorët e kanë përshkruar macen, të frikshme dhe në madhësinë e një qeni.

Kafsha e egër ka hyrë në stallën e bagëtive të banorit me inicialet A.G., i cili më pas e ka kapur dhe e ka futur në një kafaz. Por ambientalistë të zonës kanë ndërhyrë dhe e kanë bindur banorin ta lërë të lirë, pasi macja e egër bën pjesë tek speciet e rralla dhe mbrohen me ligj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb