Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në aeroportin e JFK të Nju Jorkut. 100 udhëtarë që fluturonin me linjën e avionevë Emirates janë futur në karantinë pasi ishin nisur nga Dubai për në Shtetet e Bashkuara.

Mësohet se te gjithë pasagjerët kanë shfaqur simptoma sëmundjeje me temperaturë të lartë dhe koll duke bërë që autoritetet amerikane të mos lejojnë zbarkimin e tyre. Menjeherë në avion janë dërguar ekspertët amerikanë të shëndetësisë për të kryer analizat e nevojshme.

Avioni me gjithë pasagjerët nuk u drejtua për në terminal, por në një zonë sigurie të aeroportit ndërsa ekipet mjekësore do të kryejnë të gjithë analizat.

Ndërsa shkaku i sëmundjes mbetet i panjohur, raportet lokale në terren nga një burim i informuar mbi situatën besojnë se gjithçka mund të ketë lidhje me ushqimin që kanë konsumuar në avion, megjithatë, kjo mund të ndryshojë me informacionin që do të ofrojnë ekspertët amerikanë të shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb