BRITANI – 1-vjeçarja, Layla Richards ka arritur të fitojë betejën me kancerin. Vogëlushja nga Britania është i pari person në botë që ka përfituar nga një teknikë, e cila ka të bëjë me editimin e geneve.

Ky eksperiment, që manipulon qelizat imune ndaj atyre kancerogjene, i cili rezultoi një sukses, u mundësua nga spitali “Great Ormond Street”. Sipas perstigjozes ‘Mirror’, Layla Richards ishte vetëm 14 javëshe kur u diagostifikua me Leuçemi Akute Limfoblastike.

Si fillim vajza iu nënshtruar kimioterapisë, por dhe një transplanti të palcës së kockave. Por kjo metodë rezultoi pa sukses.

Mësohet se kjo kurë u testua fillimisht tek minjtë, ndërsa solli shpresa tek mijëra persona të tjerë që vuajnë nga sëmundjet kancerogjene.

Nëna e vajzës, Lisa Foley, 27 vjeç, tha se ajo refuzoi që të dorëzohet dhe tentoi gjithçka për të shpëtuar jetën e të bijës.

Layla ishte vetëm 14-javëshe kur u diagnostikua me Leuçemi Akute Limfoblastike, që është forma më e zakonshme e leuçemisë tek fëmijët.

Mjekët thanë se sëmundja e saj ishte në formën më agresive që kishin parë ndonjëherë. Ajo iu nënshtrua kimioterapisë dhe një transplanti të palcës së kockave. Por disa javë më vonë, kanceri u rikthye. Një trajtim eksperimental në Shefild, dështoi po ashtu. Mjekët thanë se nuk ka mbetur asgjë që mund të bëhet.

Por prindërit dëgjuan për një trajtim eksperimental. Trajtimi përfshin përdorimin e “gërshërëve molekulare” për të “redaktuar” genet dhe krijuar disa qeliza imune, që gjuajnë dhe vrasin leuçeminë. Vetëm një sasi ilaçi e mjaftueshme për një pacient ishte në dispozion.

Një komision etike u mblodh urgjent për të miratuar përdorimin e ilaçit. Prindërit fillimisht u frikësuan, pasi ishte hera e parë që po përdorej një ilaç i tillë tek njerëzit. Pasi iu dha ilaçi, ajo thuajse nuk reagoi fare. Mjekët u dorëzuan.

Por pak përpara se ta bënin gati për ta dërguar në shtëpi, lëkura e saj nisi të skuqej. Ishte një shenjë se ilaçi kishte funksionuar. Ajo ende do i nënshtrohet disa kontrolleve mujore dhe mund të përdorë disa ilaçe për pjesën e mbetur të jetës. Por mjeku që udhëhoqi ekipin e kurimit thotë se nëse suksesi përsëritet në një rast tjetër, ky do ishte një hap shumë i madh për mjekësinë në trajtimin e leuçemisë dhe kancereve të tjera.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb