TIRANE-Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ka postuar në profilin e tij në rrjetin special, Facebook një foto të realitetit shqiptar të viteve ’40.

Në të shfaqet kontesha austriake Marion Grafin Donhoff e cila sëbashku me një mikeshën e saj, udhëtonte në Europë me makinë për të aventura. Fotoja është shkrepur teksa kontesha merrte kthesën në Qafë Krrabë. Zonja e veshtron nga lart një plak shqiptar, por në sy bie i moshuari që ka ulur kokën dhe sheh përtokë pa i kushtuar vëmendje bukurisë dhe luksit.

“Marion Grafin Donhoff (1909-2002), ka pa ken nje konteshe austriake, nga ato grate energjike, te mbetura pa qellim pas fundit te “belle epoque”, qe vinin verdalle neper skutat e Evropes per te gjetur emocion. Ne vitin 1936, bashke me nje shoqen e saj, ben nje udhetim me makine neper Shqiperi, duke u bere nje prej sensacioneve me te forta te kohes. Dy femra, vajza te reja, qe udhetonin me veture te hapur -gjeja me moderne e kohes-, udheve te zhavorta te Shqiperise post’osmane. Ngjan si teme per film.
Ne foto, Marion e fotografuar nga shoqja e vet, ne nje nga kthesat e Qafe Krrabes. Kjo foto qe ka sherbyer edhe si kopertine per librin e kujtimeve te saj, eshte nje prej me te bukurave. E mbushur plot kontraste, kontradikta e trishtim, mes vajzes se re qe sheh per se larti dhe plakut shqiptar te ngrire perdhe ne te shkuaren e vet. A”, shkruan Lame në profilin e tij”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: