Zbardhen detaje shokuese nga përdhunimi në grup i 15-vjeçares në Lezhë, raporton “BalkanWeb”.
Gazetarja Anila Ahmataj ka shkuar sot te familja e të miturës, ku ka ndodhur ngjarja e rëndë, prej ku zbardhi detaje tronditëse për emisionin “Me zemër të hapur”, në News24.
Gazetarja tha se e mitura dhe familjarët e saj janë të tronditur nga ngjarja dhe vetëm qajnë.
“E kanë kërcënuar me armë, i kanë dhënë lëndë narkotike, e kanë rrëmbyer teksa po kthehej nga shkolla, e kanë çuar larg fshatit. Ata e kanë rrëmbyer me një makinë, ku i kanë dhënë diçka për të pirë. Vajza ka thënë se nuk mban mend pastaj asgjë. Pasi e kanë abuzuar, ata i kanë dhënë një telefon dhe i kanë thënë të përgjigjet në çdo rast, pasi në të kundërt do t’i vrasin motrën, familjarët. Unë isha te familja, ata janë në gjendje shumë të rënduar, vetëm qajnë”, tha gazetarja.
(BalkanWeb)