Zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare. Ikja e gjeniut të letrave shqipe, vijon Gjekmarkaj, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, është e pazëvendësueshme për kulturën dhe letërsinë tonë.

“Kurrë kultura shqiptare nuk ka patur një të tillë humbje po kaq të madhe e ka atë familja e perbotshme e letrave. Por as një të tillë trashigimi nga një shkrimtar i vetem ato se kanë patur“, thuhet në mesazhin e numrit dy të Kuvendit.

Gjekmarkaj thekson se Kadare qëndron i përjetësuar në libraritë e Europës dhe Botës, për krijtarinë e paçmuar si dhe duke ngritur lart edhe emrin e tij si shqiptar.”Shkrimtari klasik i qytetërimit modern shkelqen në çdo librari të Europes e Botes në antologjitë e tyre, si i tillë e si shqiptar. Sot të dy në një bashkohen në perjetësi. Shumë herë e hidheruam e zemëruam, por të gjithë e lexuam e mesuam prej tij të vetëdijshem se është i pangjashem, i paperseritshem, bir unik i talentit të tij“, vijon më tej nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj.

Mesazhi i plotë i Gjekmarkajt:

E shihnim si të pavdekshëm në fronin e Patriarkut të letrave shqipe e botërore Ismail Kadarenë. Në fakt edhe pas ketij lajmi që të lë pa frymë i tillë është. Nga sot ai hyn në jeten e pasosun, atë që se njeh më vdekjen. Ishte emancipuesi dhe katalizuesi i kultures e gjuhes shqipe, kujdestari i eperm i popullit të tij. Në gjithçka madheshtor. Në stinen e urisë na dha ushqimim më të mirë shpirteror, vizionet e lirisë dhe të bukurën.

Në kohën e izolimit e ndalimit, na dha famen e krenarinë si një spirancë në Europë, identitetin e së cilës shumë e desh dhe perkufizoi për shqiptaret e tij. Në kohen e lirisë na keshilloi herë me zemerim e herë më butesi po na mbrojti kurdo e kudo para gjithkujt me librat, përkthimet e pafundme, artikujt çmues, konferencat, intervistat, çmimet prestigjioze, dekoratat, që më shumë se atij i duheshin një vendi që kërkonte të ringrihej.

Shkrimtari klasik i qytetërimit modern shkelqen në çdo librari të Europes e Botes në antologjitë e tyre, si i tillë e si shqiptar. Sot të dy në një bashkohen në perjetësi. Shumë herë e hidheruam e zemëruam, por të gjithë e lexuam e mesuam prej tij të vetëdijshem se është i pangjashem, i paperseritshem, bir unik i talentit të tij. Kurrë kultura shqiptare nuk ka patur një të tillë humbje po kaq të madhe e ka atë familja e perbotshme e letrave. Por as një të tillë trashigimi nga një shkrimtar i vetem ato se kanë patur.

I dashur Ismail Kadare shqiptar e europian i fisem, vepra jote në shtepite tona eshtë shpirti, fryma e fjala e shënjtë që do na mbrojë nga marrezitë tona, që do na mesojë ne dhe femijet të shkruajmë e mendojmë bukur, që do na jape motive ekzistenciale per ta dashur ketë vend, do ndriçojnë sa here nata mund të bjere mes nesh dhe Europes që udhen të mos humbasim, po kaq e në mos me teper në sallonet e kultures se vertete emri yt do na presë tek dera! E kotë të themi sa na mungon që tani, e kotë të themi që nuk na trondite sa fjalet nuk e shprehin dot!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb