Pas shkarkimit të Hysni Vatës si drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar në këtë pozicion Abaz Muçën. Mësohet se Muça është caktuar në këtë detyrë me 8 vota pro. Kujtojmë se Vata është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me datë 9 Shtator.
Po ashtu në mbledhje është miratuar projekt-akti pёr ndërprerjen e caktimit tё përkohshëm tё Drejtueses sё Prokurorisë pranë Gjykatës së së Shkallës së Parë Dibёr, Esmeralda Keshi (Cami), e cila ka shprehur interes për të kandiduar për pozicionin vakant në KLP. Ndërsa në vend të saj u miratua caktimi i përkohshëm i prokurorit Rifat Kojku.
Ndërkohë, në seancën e sotme mungojnë 2 anëtare, Nurihan Seiti dhe Bujar Sheshi. Po ashtu, në mbledhje u miratua projekt-akti i vlerësimin në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Brahim Dragjoshi si dhe për prokuroren Pranvera Pustina.
(ed.me/BalkanWeb)