Maurico Sarri po bën gati valixhet për tu rikthyer në Itali, këtë herë për të marrë drejtimin e Juventusit. Kampion në fuqi të Europa League dhe me një biletë për Champions sezonin e ardhshëm, Chelsea duhet të bëjë dhe një herë llogaritë për një sezon aspak të lehtë, kjo pasi FIFA i ka bllokuar merkaton e transferimeve. Si të mos mjaftoi ky fakt, nga Londra u largua dhe futbollisti më i mirë, Eden Hazard.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Projekti i ri i bluve nis fillimisht nga bankina ku emri i Frenk Lampard është mes favoritëve por në “Stamford Bridge” po marrin në konsideratë një emër të madh, një ish shumë të njohur, bëhet fjalë për Jose Mourinho.

Mourinho
Mourinho

Sipas “SunSport”, 56-vjeçari nuk do të ishte kundër një rikthimi të tretë në krye të Chelsea, madje këto ditë është parë në Londër. Pavarësisht se e kanë shkarkuar dy herë, Mourinho mbetet një idhull për drejtuesit, një trajner që në 5 vite në total në krye të Chelsea i ka dhënë bluve 3 tituj kampion në Premier League. Jo vetëm Mourinho, në tryezën e presidentit Abramovic janë dhe emra si Max Allegri deh Erik ten Hag.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: