TIRANË

Kjo është makina e përdorur nga autorët e vrasjes së Klaudio Prendit gjatë atentatit, e cila u gjet më pas e djegur pranë liqenit të Farkës.

Makina tip “Audi A4” me portobagazh u gjet pak minuta pas vrasjes në zonën e liqenit të Farkës. Ajo është transportuar në komisariat, ku i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga grupi hetimor. Në mjet është gjetur dhe një pistoletë me silenciator.

28-vjeçari Klaudio Prendi u qëllua 5 herë pas mesnatës së të hënës në zonën e Xhamllikut në Tiranë, kur sapo kishte dalë nga një bar dhe po hipte në makinën e tij. Policia nuk ka ende një pistë për motivet e vrasjes së të riut, djali i një ish-gjyqtari të SPAK.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb