Gushtin e vitit të kaluar, ish-Presidentit amerikan George HW Bush, iu dhurua një qen nga një organizatë jo-fitimprurëse e cila u jep kafshë veteranëve të luftës.

Një foto prekëse tregon qenin “Sully” i shtrirë pranë arkivolit të Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të dielën në Hjuston.

  • foto galeri
  • foto galeri

Foto u shpërnda në llogarinë e Instagramit të qenit me mbishkrimin “Mision i përmbushur”.

“Sully” iu dhurua  George Bush-it pas vdekjes së bashkëshortes së tij Barbara Bush. Që prej atij momentin George kishte krijuar një marrëdhënie shumë të veçantë me qenin, dhe rrinin shumicën e kohës së bashku.

As në ditën e tij të fundit “Sully” nuk e braktisi mikun e tij. George Bush ndërroi jetë më 30 nëntor të këtij viti

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: