GREQI

Dhëndri i shqiptarit të vrarë Petrit Zifle, Ardian Brahimaj  deklaroi në një lidhje me “Skype” me emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 se vrasësi i vjehrrit të  tij ishte përdorues droge dhe mbështetës i zjarrtë i “Agimit të Artë”.

Brahimaj theksoi mes tjerash se e njihte personalisht autorin e vrasjes, ndërsa për vjehrrin deklaroi se nuk ka qenë një person problematik, por një njeri që shihte punën e tij. Autori i vrasjes u identifikua si Dhimitris Kuris, i cili u arrestua më pas nga policia.

Gjithashtu dhëndri theksoi se autori i vrasjes se vjehrrit kishte qenë i martuar më parë më një grua shqiptare, ndërsa  para se të vritej mendohet se Petriti dhe autori kanë biseduar për Kostandinos Kacifasin, i cili u vra me 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës.

Duke treguar për mënyrën se si është pritur kjo ngjarje në Korfuz, dhëndri tha se banorët kanë patur një sensibilitet të ngjarjen ndërsa kanë kërkuar arrestimin e grekut. Brahimaj tha se ka jetuar për më shumë se 20 vite në këtë zonë  dhe të gjithë personat i njeh me imtësi.

“Vjhrri im ishte një njeri që shikonte ditën e punës. Nuk i kishte rënën në qafë askujt. Unë kam jetuar 20 vite në atë vend dhe unë e njoh vrasësin dhe familjen e tij. Nuk kemi patur probleme me askënd. Për  këtë njeri ka dhënë kronika edhe televizionet greke. Ai ishte një  njeri që shihte punën e tij. Fshatrat ishin sensibilizuar. Banorët donin që të kapej vrasësi. Ata kishin frikë të dilnin në ullishtet e tyre”, tha ai.

Vrasësi si njihej?
Ai ka shumë probleme në fshat. Ka qenë i martuar me një shqiptare, ka një fëmijë, ka qenë martuar me një greke  dhe ka patur një fëmijë tjetër. Ai ishte përdorues droge. Do ta ndjekim deri në fund këtë punë. Petriti ishte një njeri shumë i dashur dhe nuk i bëntë klq akujt, që të kishte atë vrasje makabër. Personi në fjalë njihet si njeri i Agimit të Artë.

Absolutisht jo, nga informacionet që kam, sepse kemi shumë njohës. Mua më thanë se kishin debatuar për Kacifasin. Unë pashë vendin se ku është hedhur personi. Absolutisht është kapur nga policia për arsye se është një vend i vogël dhe këto gjëra nuk kishin ndodhur  prej vitesh. Petriti nuk e meritonte këtë fund.

Kur ka ndodhur debati mes tyre?
Para vrasjes. Petriti vdiq të dielën, të shtunën është bërë ky debat.
Në çfarë orë ka ndodhur vrasja?
Ka ndodhur rreth orës dy ose tre, por unë jam skeptik. Familjarët shkuan në polici, por ata na thanë se duhet të paktën 24 orë. Personi ishte problematik në zonë dhe i zjarrtë për Agimin e Artë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: