Trembëdhjetë shtetas pakistanezë, në mesin e tyre tetë fëmijë, humbën jetën nga një zjarr në një fermë në Jordani. Autoritetet thanë se zjarri përfshiu ndërtesën ku qëndronin punëtorët dhe familjet e tyre në Shounan Jugore – një zonë rurale në perëndim të kryeqytetit Aman.

Tre persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital, thanë zyrtarë të mbrojtjes civile. Policia tha se ka nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e incidentit, shkruan Rel.

Një zëdhënës i mbrojtjes civile tha se dy familje kanë jetuar në një banesë të improvizuar për punëtorët imigrantë. Mijëra punëtorë migrantë janë të punësuar nga fermat private në Luginën e Jordanisë dhe shumë prej tyre janë të vendosur në strehimore të dobëta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb