Një vajzë e mitur e ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni në komunën e Klinës në Kosovë.

Incidenti ka ndodhur të martën në mesditë. Lajmin e ka konfirmuar për Rel, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

‘’Policia e Kosovës është informuar lidhur me një rast, ku dyshohet se një vajzë të mitur e ka goditur treni. Ne vendin e ngjarjes kane dalë policia dhe prokurori. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e personit, kurse autoritetet kompetente janë duke trajtuar rastin’’, tha Hoxha. /Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb