TIRANE- Një urim ndryshe nga të zakonshmit, në vigjilje të Krishtlindjes, ka qenë ai i shpërndarë pak më parë nga ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa uron gjithë shqiptarët, ish-deputetja e PD-së ka një lutje edhe për Florenc Beqirajn, 23-vjeçarin nga Shkodra që humbi jetën në rrethana jo shumë të qarta.

Ndërsa autoritetet franceze deklarojnë se i riu tentoi vetëvrasjen në një nga kampet e azilit në Marsejë, Topalli është e mendimit që të riun e kanë torturuar dhe vrarë të tjerë njerëz në kamp. Ajo thotë se historia e tij të këput shpirtin, ndërsa akuzon shtetin shqiptar se ka dështuar.

STATUSI I PLOTE
Gezuar Krishtlindjet!
Sot eshte nata e Krishtlindjes.Te krishteret kete dite e festojne ne familje.
Ajo eshte festa me e bukur e vitit.
Kenget me te bukura e me te ngrohta jane per Krishtlindjet.Koncertet me te ndjekura jane per kete dite.
Une dua t’i uroj gjithe miqve te mi “Gezuar Krishtlindjet”!
Por sot nje mendim i vecante shkon per ata qe nuk kane mundesi per te gezuar ne familje, per ata qe shohin vehten ne cepin e shoqerise, per te pamundurit, per te semuret, per refugjatet, per djemte e vajzat qe jane larg familjeve per te gjetur nje jete me te mire, per emigrantet shqiptare, per ata qe jane ne burg ne vendet e huaja, per te burgosurit ne Shqiperi, per me te varferit, te pastrehet.
Nje lutje te vecante sot dua te bej per Florencin qe e torturuan dhe e vrane ne nje vend te huaj, ku shkoi per te gjetur shpetim. Historia e tij te shkul shpirtin nga dhimbja. Historia e tij eshte deshtimi jone.
Zot ndihmo Shqiptaret.
xhozi

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: