Një bos i mafies japoneze ‘yakuza’, i shpallur në kërkim prej 15 vitesh, është arrestuar nga policia tajlandeze.

Ishin tatuazhet e tij të shumta në trup, fotot e të cilave u përhapën në Facebook, që e tradhëtuan Shigeharu Shirain.

74-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e rivalit të një bande tjetër mafioze në vitin 2003,shkruan Daily Mail. Ai u arrestua në veri të Bangkokut dhe do të ekstradohet në Japoni për t’u përballur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Fotot e tatuazheve të Shigeharu Shirai u realizuan nga një person në një lokal në Tajlandë, i cili nuk e kishte idenë se personi në fjalë ishte mafioz japonez.

Grupet mafioze ‘Yakuza’ janë pjesë e shoqërisë japoneze për shekuj me radhë dhe përbëhen nga rreth 60 mijë anëtarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: