TIRANË- Grabitja e një sasie të konsiderueshme lekësh në një firmë me pajisje elektronike në qytetin e Fierit është e treta brenda 4 orëve në vendin tonë.

Grabitjet nisën këtë të hënë me bankën e nivelit të dytë tek zona e 21 Dhjetorit në kryeqytet, ku ende nuk është zbuluar sasia e parave të marra, ndërsa vetëm një orë pas saj, u grabit një fabrikë e një ndërtuesi të fuqishëm në Korçë, ku hajdutet arritën të marrin të gjitha paratë që kishte në kasafortë.

E treta është kjo e ndodhur pak minuta më parë në Fier, ku pre e grabitjes ka rënë një firmë që tregtonte pajisje elektronike. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa paraprakisht mësohet se grabitësit nën kërcënimin e armës i kanë marrë menaxherit të firmës 22 mln lekë të vjetra.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: